Zëvendësministrja Bakija-Deva takoi dramaturgun kroat, Miro Gavran

29.06.2018

Zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva ka takuar sot dramaturgun kroat me famë botërore Miro Gavran dhe bashkëshkorten e tij Mladena, dhe regjisoren Marigona Bekteshi-Ferati.

Ne këtë takim të ngrohtë e miqësor, zëvendësministrja i shprehu mirëseardhje dhe gatishmërinë e MKRS-se për të përkrahur autorin dhe regjisoren në bashkëpunimet e tyre ne te ardhmen.

Ndër të tjera, në takim u diskutua për shfaqjen “Si ta vrasim presidentin” e cila vjen premierë sonte në ora 21:00 në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Ne si ministri jemi të gatshëm që të ndërmarrim hapa konkret që të përkrahim aktivitetet të cilat sjellin tek qytetarët tanë autorë e regjisorë të njohur”, tha ndër të tjera zëvendësministrja.

Ndërkaq, autori kroat dhe bashkëshortja e tij, u shprehën se ndjehen të kënaqur që ndodhen në Kosovë dhe se e vlerësojnë përkrahjen e vazhdueshme te Institucioneve tone.

Gavran është autor i njohur i cili prinë në listën e autorëve më të përkthyer kroat, tekstet e të cilit kanë depërtuar në rreth 40 gjuhë të botës, ndërsa vetëm në premiera të shfaqjeve kanë arritur një numër me rreth tre milionë shikues.

Prapa