Zëvendësministrija Bakija-Deva merr pjesë në promovimin e programit “Evropa Kreative” në Kosovë

27.06.2018

Zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva ka marrë pjesë në prezantimin e projektit “Kultura për për ndryshim”, pjesë e programit të Komisionit Evropian “Evropa kreative”, me të cilin ditë më parë Republika e Kosovës, konkretisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrje në këtë program.

Zëvendësministrja bashkë me Genoveva Ruiz Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtoratin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian të kanë bërë promovimin e këtij projekti në kuadër të programit “Evropa Kreative” në ngjarjen e organizuar në ambientet e Muzeut të Kosovës, me temën: Pjesëmarrja e Kosovës në kuadër të Programit të BE-së “Evropa Kreative”.

Ditë më parë, MKRS së bashku me Bashkimin Evropian kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së për sektorët kulturorë dhe kreativë “Evropa Kreative”.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë program është shumë e rëndësishme për promovimin e aktiviteteve në sektorin kulturor përmes projekteve të bashkëpunimit; projektet e përkthimit letrar; krijimin e rrjeteve; platformat evropiane etj. Si rezultat, pjesëmarrja në këtë program do t'u mundësojë artistëve dhe profesionistëve kulturorë evropianë, si dhe mijëra organizatave krijuese dhe botuesve që të punojnë së bashku dhe t'i vejnë veprat e tyre krijuese në dispozicion e qytetarëve.

Për më shumë, programi i Evropës Kreative kontribuon në ruajtjen e diversiteit kulturor dhe gjuhësor evropian, ndaj synimeve evropiane për rritje ekonomike të qëndrueshme, si dhe ndihmon sektorët kulturorë dhe krijues të përshtaten me epokën digjitale dhe globalizimin.

Për më tepër, Kosova bashkohet në një kohë kur BE në kuadër të këtij programi si temë bosht për vitin 2018 është përcaktuar të jetë Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore, si një mundësi e madhe për të rritur ndërgjegjësimin për trashëgiminë tonë të përbashkët kulturore dhe kontributin e saj pozitiv në identitetin, ekonominë dhe zhvillimin shoqëror”.

Prapa