MKRS do të investojë në projekte kapitale në Rahovec

30.03.2018

Palestra e sporteve në Rahovec, ndërtimi i Palestrës së Sportit në Krushë të Madhe, rregullimi i stadiumit të futbollit në Ratkoc si dhe renovimi i stadiumit të futbollit në qytetin e Rahovecit, janë ndër projektet kapitale që zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva ka diskutuar me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në vizitën e sotme zv/ministrja ka realizuar atje.

Zv/ministrja Burbuqe Bakija-Deva, u prit nga Kryetari i Latifi dhe bashkepunetoret e tij. Qëllimi i kësaj vizite ishte rikonfirmimi i MKRS-së për përkrahjen e pa rezervë për projektet e sipërpërmendura, të cilat janë të planifikuara të investohen në këtë komunë.

Zëvendësministrja u shpreh se MKRS-ja në kuadër të investimeve kapitale në infrastrukturën fizike sportive mbetet e përkushtuar që të investojë edhe nëpër komuna anekënd Kosovës.

Gjithashtu, ajo deklaroi se MKRS-ja, përveç projekteve sportive të parapara për këtë vit, do të vazhdojë përkrahjen edhe për projekte te tjera në fushat e Rinisë, Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore.

Gjatë takimit, nga ana e tij, kryetari Latifi u zotua që do të sigurojë të gjitha dokumentet e nevojshme si dhe projektet konkrete, në mënyrë që MKRS të vazhdojë procedurat për fillimin e zbatimit të investimeve kapitale për komunën që ai drejton.

Prapa