Biografia

Leonora Morina-Bunjaku

Zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Leonora Morina Bunjaku (1971)
Zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ka lindur në Gjilan, më 2 Janar 1971 . Ajo është e martuar me Agimin dhe kanë dy djem, Leonin dhe Erionin.

Shkollimi:
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Prishtinë,
Universiteti i AAB, Fakulteti i Filologjisë-Master, Prishtinë

Pozitat:
Profesoreshë e gjuhës angleze në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan prej vitit 1994.
Ajo gjithashtu ka punuar në Oxford Studio, kurs i gjuhës angleze .
Menjëherë pas luftës punoi si përkthyese me Kryqin e Kuq Finlandez, në Spitalin Regjional të Gjilanit si dhe me Dartmouth Medical School nga SHBA, projekt në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan. Gjithashtu, ka qenë e angazhuar në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë dhe në Kolegjin Gjilani në Gjilan.

Hyri në politikë në vitin 2002, ku edhe vazhdoi me aktivitet dhe në zgjedhjet e vitit 2009 u zgjodh këshilltare në Asamblenë Komunale, gjithashtu edhe në zgjedhjet e vitit 2013 u zgjodh këshilltare në Asamblenë Komunale dhe njëherësh ishte edhe anëtare e Komitetit të Arsimit, në zgjedhjet e fundit Parlamentare 2017 ajo ishte kandidate për deputete.

Ajo ka ndjekur trajnime në fusha të ndryshme si në arsim po ashtu edhe në politikë:

Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit
“Zhvillimi i shkathtësive të mësimdhënies në pilotimin e Kurrikulës së Re”
Teaching reading strategies and reading comprehension effectively
Teaching writing skills effectively
The Challenges and Opportunities of Teaching English in the Age of Globalization
Për përfundimin e kursit “Women’s Political Empowerment Training”
Për fuqizimin e gruas në procese vendimmarrëse

Ambicie kryesore e saj është krijimi i kushteve sa më te mira në edukimin dhe arsimimin e brezave të të rinjve si dhe në mbështetjen e njerëzve me nevoja të veçanta, rastet sociale dhe mbi te gjitha ngritja e vetëdijes së shoqërisë rreth barazisë gjinore.

Ajo përveç gjuhës shqipe dhe angleze gjithashtu zotëron gjuhën serbo-kroate.

E-mail: [email protected]
_________________________________________________________

Feime Salihu
Asistente e zv. Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Tel: + 383 38 200 22 019
E-mail: [email protected]