Biografia

Arbër Grabovci

Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ka lindur në Pejë më 08.04.1970. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Pejë, ndërsa Fakultetin e Edukatës Fizike, në Universiteti e Prishtinës.

Që nga viti 1996 ka punuar në procesin arsimor në Pejë si mësimdhënës.
Nga viti 1979 është marrë aktivisht me futboll, duke qenë futbollist i K.F. ‘Buduçnosti’ Pejë, KF ‘Besa’, KF ‘2 Korriku’, KF ‘Flamurtari’, KF ‘KEK’ dhe Klubi Futbollistik Austriak ‘Viner Sport Club’.
Arbër Grabovci në vitet 2001 -2002 ka drejtuar me KF ‘Besa’ duke qenë Kryetrajner. Deri në vitin 2013 ka kryer funksione të ndryshme në këtë klub i cili përgjatë kësaj periudhe ka fituar katër (4) herë titullin e kampionit të Kosovës dhe tre (3) herë ka fituar Kupën e Kosovës.

Nga viti 1999 deri më 2018 ka punuar në Radio Televizionin Dukagjini. Gjatë tërë kësaj periudhe ka drejtuar Redaksinë e Sportit, ndërsa nga viti 2008 deri më 2015 duke qenë edhe Kryeredaktor.
Aktualisht është Asamblist i Komunës së Pejës në mandatin 2017 – 2021.
Nga Korriku i vitit 2019 deri në Maj 2020 ka qenë Redaktor Përgjegjës i Sportit në ‘RADIO 1’
Jeton në Pejë, me familjen e gjerë, prindërit, bashkëshorten dhe djalin.

E-mail: [email protected]

Asistente:

Vahide Syla
E-mail:
[email protected]