Zhvillimi i aftësive menaxhuese në Federata

Zhvillimi i kapaciteteve menagjuese është një nga qëllimet dhe parimet më të rëndësishme të punës që bën departamenti i sportit në drejtim të zhvillimit të institucioneve të sportit në Kosovë.

Periudhat e mëhershme të punës diskriminuese patën rezultuar me rrënimin e shumë institucioneve - ndër të tjerat edhe të atyre sportive, prandaj si formë e vetme në rimëkëmbjen dhe avansimin e tyre mbeten programet e vazhdueshme të zhvillimit dhe avansimit të kapaciteteve njerëzore në menagjim të sportit.

Qëllimi/ Objektivi


Politika e departamentit të sportit për zhvillimin e kapaciteteve menagjuese ka për objektiv forcimin institucional të federatave të sportit dhe institucioneve tjera të sportit, profilizimin e profesionalizimin, zhvillimin e aftësive që do t’ju mundësonte këtyre institucioneve që të vetëmbahen në një afat më të gjatë dhe të dinamizojnë aktivitetin e tyre. Kjo bëhet edhe më domethënëse sidomos në këtë periudhë që po hyjmë, kur pritet një pjesëmarrje më e madhe e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Historiku


Zhvillimi i kapaciteteve menagjuese do të zbatohet konform akteve nën-ligjore që do të nxjerren dhe do të synohet integrimi i parimeve:

  • demokracia në strukturë, organizim dhe funksionim,
  • përfshirja e femrave në aktivitetet menagjuese, udhëheqëse/ administrative dhe
  • integrimi i sportit të minoriteteve në sportin e licencuar të Kosovës.


Janë mbajtur disa konferenca të kësaj natyre gjatë periudhave të mëhershme. Vazhdimisht është punuar në zbatimin e kësaj politike për të gjitha nivelet administrative, udhëheqëse e menagjuese të këtyre institucioneve.

Strategjia dhe Metodologjia e zbatimit


Metodologjia e realizimit të politikës programore për zhvillimin e aftësive menagjuese në federatat e sportit mbështetet në:


  • Organizimin e seminareve dhe trajnimeve për personelin udhëheqës/menagjues përmes angazhimit të ekspertëve të fushave përkatëse;
  • Përkrahja në organizimin e seminareve nga federatat për trajner e gjyqtarë të sportit, me angazhimin e specialistëve nga jashtë;
  • Përkrahja me trajnime për menagjerët e departamentit të sportit brenda dhe jashtë vendit.