Forumi për trashëgimi kulturore

Raporti nga Forumi #7

Takimi i shtatë i Forumit u hap nga znj. Carole Poullaouec nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ECLO), e cila riafirmoi përkushtimin e Komisionit Evropian në fushën e trashëgimisë kulturore siç është dëshmuar me dialogun e para-anëtarësimit dhe ndihmesën financiare. Pastaj, u pasua me fjalimin e Ministrit Beqiri, i cili vuri në pah llojllojshmërinë e pasur të trashëgimisë fetare dhe kulturore në Kosovë, si dhe vuri theksin në atë se trashëgimia kulturore mbetet prioritet i Ministrisë së tij.më shumë

Raporti nga Forumi #4

Takimi filloi me fjalën hyrëse të Znj. Carole Poullaouec nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ECLO), që u pasua nga Drejtori i Kulturës z. Sami Piraj në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), dhe nga z. Ramush Lekaj, Kruesuesi i Hartimit të Plan-Programeve në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë (MASHT). Takimi iu kushtua Trashëgimisë Kulturore dhe Arsimit: pjesa e parë e takimit iu kushtua çështjes së përfshirjes së trashëgimisë kulturore në aktivitetet që ndërlidhen me shkollën, si dhe shembujve të tjerë të veprimeve që kanë pikësynim publikun e gjerë. Në pjesën e dytë e sesionit u trajtuan Ditët e Trashëgimisë Evropiane: parimet dhe praktikat më të mira, por edhe organizimi i tyre në Kosovë për vitin 2009. më shumë

Raporti nga Forumi #3 – Novobërdë

Kryetari i Novobërdës, z. Ymeri i falenderoi organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit për interesimin e treguar për komunën nga e cila ai vjen. Kryetari i Komunës dha një pasqyrë të përgjithshme të komunës, duke e theksuar kompleksitetin e saj demografik, si dhe vlerat e saj kulturore dhe natyrore. Për më tepër, z. Ymeri bëri të ditur se komuna ka miratuar “strategjinë për zhvillimin e turizmit rural” dhe “strategjinë për zhvillimin ekonomik lokal”, dokumente këto që u hartuan në bashkëpunim me CARE International. më shumë

Raporti për Forumin #2

Znj. Deva paraqiti një pasqyrë të projekteve në Prizren përfshirë projektet e përfunduara, ato që janë në zbatim e sipër si dhe projekte të ardhshme. Kishte edhe plotësime nga ndërhyrjet e audiencës (Franca, Gjermania, Turqia) si dhe nga prezantimi i Strategjisë së Komunës për Qendrën Historike, bërë nga z. Berisha Drejtor i Drejtoratit të Urbanizimit në Prizren.më shumë

Takimi i Dytë i Forumit për Trashëgiminë Kulturore, i përqendruar në Qendrën Historike të Prizrenit

Prishtinë, më 5 mars 2009 - Në Muzeun e Kosovës, sot është mbajtur takimi i dytë i Forumit për Shkëmbim të Informatave Teknike rreth Trashëgimisë Kulturore. Forumi është një nismë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ZNKE) dhe me zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR). më shumë

previous

1-5 Nga 7

next

KOSOVO IN UNESCO