Zëvendës Ministrja znj.Burbuqe Bakija-Deva takon anëtarët e bendit New York Gipsy All Stars

15.08.2018

Kënaqësi të prisja sot antarët e bendit New York Gipsy All Stars. Ky grup cili përbëhët nga 5 anëtar të nacionaliteve të ndryshme të cilët vijnë nga SHBA.Me performancat e tyre elektrizuese kanë arritur të gërshetojnë muzikën ballkanike (Muzikën Bashkëkohore Ballkanike-Gypsy-Jazz-Funk-Electronica), me atë amerikane, dhe shqiptare.

Pas koncerteve të shumta ata erdhën në Kosovë. Shkak për këtë vizitë ishte koncerti i mbrëmshëm në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ku publiku ishte dëshmitar i asaj qe bendi arrin të bëjë në skenë. Performancat u percollën me duartrokitje e vallëzim. Kjo u la përshtypje edhe anëtarëve të bendit. Mbështetja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për aktivitete të tilla dhe bende që sjellin kulturën tonë dhe të huaj me muzikë të mirefilltë, nuk do të ndalet. 

 

 

Prapa