Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, më 18 Prill 2018, në orën 12:00, shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve

17.04.2018

Te nderuar,


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me 18 Prill 2018,  në orën 12:00,  shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve. Në prezencën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim GASHI, do të promovohen botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës, si:


  • Harta Arkeologjike e Kosovës, Vëllimi I III-të
  • Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut
  • Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt


Me këtë rast, do të ndahen tri mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e trashëgimisë arkeologjike.


Aktiviteti mbahet në Parkun arkeologjik (Lapidariumi përballë Muzeut të Kosovës).

 

Prapa