Ekspozita personale ‘Pixel-Collage’ e Thomas Hirschhorn

07.03.2018

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita personale e artistit zviceran Thomas Hirschhorn e quajtur “Pixel-Collage”, me kurator Dirk Snauwaert e cila përfshin 5 kolazhe të mëdha, një përzgjedhje të gjërë të kolazheve të vogla, dhe materiale të referencave të prezantuara në një vitrine. Shfaqja e punëve të fundit të Hirschhorn në Kosovë sot, me imazhet konfrontuese dhe përballjen me teknikat e rrejshme dhe maskuese të mediave, është një deklaratë, e ngjashme me argumentet të cilat Hirschhorn i shfaqë në manifestot të cilat e shoqërojnë “Pixel-Collage”, më saktësisht në: ‘Pse është e rëndësishme – Sot – të tregojmë dhe shikojmë imazhe të trupave të shkatërruar të njerzve’

Viteve të fundit, Hirschhorn ka zbarkuar në këtë lloj pune thellësisht personale, politike, dhe sociale, e cila eksploron limitet dhe mashtrimet e kulturës dhe medias. Duke kombinuar disa teknika të kolazhit, seria ‘Pixel-Collage’ vë në pytje legjitimitetin e imazheve të cilat janë të ndryshuara për të mbrojtur shikuesin nga imazhet e pakëndëshme të dhimbjes njerëzore, vuatjes, dhe dhunës. Ai vë në dyshim saktësinë e raportimit të mediave nga konfliktet, dhe manipulimin e imazheve të provave, fakteve apo dëshmisë që qarkullon në internet.

Ashtu si thotë artisti:

“De-Piksellimi” është titulli i ekspozitës time në Galerinë Gladstone. Unë do ta prezantoj në mënyrë ekskluzive “Pixel-Collage”. Ekspozita do ta shënojë përfundimin e serisë “Pixel-Collage” në të cilën kam punuar për dy vite. Angazhimi im në problematikën e ‘piksellimit’ dhe ‘de-piksellimit’ vjen nga vendimi për ta parë dhe për ta shikuar botën ashtu siç është, dhe për të insistuar për ta bërë këtë. Unë besoj se ‘de-piksellimi’, ‘piksellimi’, mjegullimi apo maskimi e për më tepër censurimi apo vetë-censurimi janë çështje tinëzare dhe në rritje, bile edhe në mediat sociale të kohës së sotme. Unë nuk e pranoj këtë, nën pretendimin e ‘mbrojtjes’ – mbrojtjes së vetes, mbrojtjes së të tjerëve – bota është e pikselluar në emër timin. Unë dua, unë mundem, unë kam nevojë dhe unë duhet ti përdori sytë e mi për të parë çdo gjë në botën tonë, si një veprim i emancipimit.

Thomas Hirschhorn u lind në vitin 1957 në Bern, Zvicër. Ai jeton dhe vepron në Paris. Ekspozitat e shumta personale janë mbajtur në: Kunsthal Aarhus; South London Gallery; Kunsthalle Bremen; Instituti I Artit Modern Brisbane; Fondacioni Dia Art, New York; Kunsthalle Mannheim; Museo Tamayo; Musee d’Art contemporain de Montreal; Museo de Arte Contemporaneo de Castilla y Leon; Instituti I Artit Bashkëkohor, Boston; Centre Georges Pompidou, Paris; Museu d'Art Contemporani, Barcelona; Kunsthaus Zürich; Art Institute në Chicago; Museum Ludwig, Cologne; and Secession,

Dirk Snauwaert është kurator dhe drejtor themelues i WIELS – Qendra e Artit Bashkëkohor në Bruksel, Belgjikë.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO