Ministri Gashi vizitoi shtandin e Kosovës në Festivalin e Berlinales

18.02.2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po qëndron në Republikën e Gjermanisë ku po merr pjesë në edicionin e 68-të të Festivalit të Filmit “Berlinale”.

Ministri Gashi vizitoi shtandin e QKK-së, të Berlinales, së bashku me kabinetin e tij, ku pati rastin të shoh tregun e filmit kosovar dhe të takojë filmbërës të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria.

Ministri Gashi u shpreh i lumtur në prezencën e kinematografisë kosovare në Berlinale dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje edhe më të madhe për filmin kosovar.

Gjithashtu, ministri do të ndjek edhe shfaqjen e filmit ‘Kiem Holijanda’ nga regjisorja holandeze Sarah Veltmeyer, ku luajnë aktorët kosovarë, të cilët edhe janë të pranishëm në premierë si Florist e Andi Bajgora dhe Arbresha Grabovci Nixha.

Po ashtu, sot në tregun e filmit EFM do të shfaqen dy filmat e mbështetur nga QKK, filmi ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri dhe filmi ‘Kthimi’ nga Kastriot Abdyli.

Ministri Gashi do të zhvillojë edhe takime tjera gjatë qëndrimit të tij në Berlin.

Prapa