MINISTRI GASHI I PËRKUSHTUAR NË ZGJIDHJEN E STATUSIT TË TEATROVE NËPËR KOMUNAT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

01.12.2017

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatës sindikale të teatrit të qytetit të Gjilanit të prirë nga z. Naser Zymberi.

Ministri Gashi gjatë këtij takimi u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar  aktorët e teatrit të qytetit të Gjilanit, me theks të veçantë problemet me pagat e aktorëve.

Naser Zymberi, kryetar i sindikatës të teatrit të qytetit të Gjilanit njoftoi Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vonesat në ekzekutimin e pagave duke kërkuar që Ministria të angazhohet në zgjidhjen e statusit ligjor të aktorëve të teatrit të qytetit të Gjilanit.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Gashi gjatë këtij takimi ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin politik të tij që të angazhohen fuqishëm në adresimin e kësaj çështje problematike për aktorët e teatrove jo vetëm të Komunës së Gjilanit por edhe të komunave tjera në Republikën e Kosovës, duke potencuar faktin se së shpejti MKRS përmes institucioneve përgjegjëse, do të filloj punën për formimin e grupit punues për të adresuar të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat janë duke u ballafaquar teatrot e qyteteve në funksionimin e tyre për realizimin e qëllimit të lirisë krijuese dhe artistike në veprimtaritë e teatrove të qyteteve.

Gjithashtu, MKRS do të angazhohet që në koordinim me komunat përkatëse të siguroj zgjidhje të qëndrueshme për funksionimin e teatrove në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.
 

Prapa