Kosova sërish në Bienalen e Venedikut për arkitekturë

02.11.2017

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zyrtarisht konfirmon pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venedik 2018.

Komisioner do të jetë vet Ministria, ndërsa për kuratore, Ministri Gashi ka emëruar arkitekten Eliza Hoxha, e cila është aktive edhe në fushën e kulturës, edukimit dhe aktivizmit në Kosovë.

Tema e këtij edicioni është “Hapësirat e lira” (Free spaces) e shpalosur nga kuratoret Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara. Ndërkohë pritet të krijohet ekipi dhe ideja tematike që do ta përfaqësoj Pavijonin e Kosovës përbrenda temës kryesore të Bienales.

Sot Ministri Gashi e priti në takim kuratoren Eliza Hoxha ku u diskutua për procesin e pjesëmarrjes dhe u zotua për përkrahjen institucionale dhe mobilizim të institucioneve relevante që përfshijnë fushën e diplomacisë kulturore.

Kuratorja Hoxha e falënderoi Ministrin Gashi për besimin e dhënë duke theksuar edhe rëndësinë dhe peshën e përfaqësimit të shtetit në këtë ngjarje me rëndësi për shkëmbimet kulturore në fushën e arkitekturës, dhe u zotua që do të punoj më përkushtim në krijimin e ekipit kompetent që mund ta adresojë temën mbi “Hapësirat e lira” nga konteksti kosovar.

Ministria e Kulturës bashkë me kuratoren do të ju mbajnë të informuar për hapat e mëtejmë të procesit të pjesëmarrjes deri në aktin final në hapjen e Bienales

Prapa

KOSOVO IN UNESCO