Studentë nga Kosova përfitojnë nga marrëveshjet e MKRS-së me partnerë në fushën e trashëgimisë kulturore

28.09.2017

trashëgimisë kulturore në Angli e Francë, si rezultat imarrëveshjeve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me KëshillinBritanik dhe Ambasadën e Francës. Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, i pritinë një takim kandidatët të cilët priten të jenë kuadro në fushat përkatëse tëtrashëgimisë.

 

Arta Arifi, Atdhe Prelvukaj e Enes Lekiqi, janë studentëtfitues të cilëtkanë fituar bursë për vazhdimin e studimeve pasdiplomike nëAngli, pas përfundimit të fazave të konkursit, në kuadër të marrëveshjes sëMKRS-së me Këshillin Britanik, ndërkaq, Marigona Ademi e Endrit Smajli, fituestë bursave për vazhdim të studimeve në fushën e trashëgimisë në Francë, nëkuadër të marrëveshjes mes Ambasadës së Francës, Universitetit të Prishtinës“Hasan Prishtina” dhe ÉcoleNormale Supérieure në Paris.

 

Ministri Gashi u shpreh i kënaqur që në fushën kumungojnë kuadrot, siç është fusha e trashëgimisë në përgjithësi, këta studentëkanë përzgjedhur pikërisht t’i vazhdojnë studimet e tyre, duke e konsideruaredhe një pasuri për vendin tonë. Ai i uroi për suksese studentët në fjalë, dukei porositur që dijen dhe përvojën e fituar ta sjellin në Kosovë, dhe ta vënë nëshërbim dhe në të mirë të vendit tonë, duke e dëshmuar me fakte shkencoreautoktoninë dhe lashtësinë e popullit tonë në këto treva.

 

“Ndjehem i lumtur që jeni treguar të gatshëm që tëvazhdoni avancimin tuaj profesional dhe të ndiqni studimet pasdiplomike në këtëfushë deficitare siç është trashëgimia kulturore. Ju do të jeni një shpresë dhedo të plotësoni mungesat në këtë fushë”, tha para studentëve ministri Gashi.

 

Gashi po ashtu falënderoi edhe Këshillin Britanik dheAmbasadën e Francës për mbështetjen duke u shprehur se ata kanë qenë dhe do tëmbesin partnerë të rëndësishëm të ministrisë.

 

“Shteti i Britanisë së Madhe dhe ai i Francës janë dyshtete mike të Kosovës, dhe mbështetja e tyre në progresin e Kosovës është ipamohueshëm dhe i pakursyer dhe se populli i Kosovës i është mirënjohës dhefalënderues. Edhe në fushat që ka në përgjegjësi ministria, këto dy shtete kanëndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë në aspekte të ndryshme”, tha ministri.

 

Ndërkaq, studentët falënderuan ministrinë për përkrahjendhe përzgjedhjen duke theksuar se ata do të angazhohen maksimalisht që tësigurojnë dijen dhe përvojën e duhur dhe atë ta sjellin dhe ta aplikojnë nëKosovë, në shërbim të fushës së trashëgimisë kulturore. Studentët u shprehën sepërmes bashkëpunimit që MKRS-ja ka ndërtuar me partnerët e saj, ka mundësuar qëëndrra e tyre të realizohet.

 

Kujtojmë se Ministria eKulturës, Rinisë dhe Sportit ka themeluar fondin e bursave për trashëgimi,kulturore, për të subvencionuar trajnimin dhe shkollimin e kuadrave deficitare,me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale e shkencore tëinstitucioneve të trashëgimisë kulturore. Marrëveshjet e nënshkruara mepartnerë dhe projekti në fjalë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. 

Prapa