Ministrja Dumoshi priti një delegacion të Finlandës

29.08.2017

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar sot një delegacion të Finlandës, të kryesuar nga Pekka Metso, ambasador për proceset e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës (MFA), të shoqëruar nga Ambasadorja finlandeze në Kosovë, Anne Huhtamaki.

Ndërmjet ministres Dumoshi dhe delegacionit finlandez u bisedua për bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e kulturës.

Ne këtë takim, ambasadorja finlandeze e uroi ministren për detyrën e re dhe premtoi ndihmë në përmbushjen e agjendës së promovimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Republikës së Kosovës.

Ndërsa ambasadori Pekka Metso e përgëzoi Qeverinë e Kosovës për punën e mirë në shtetformim, sidomos tani në vigjilje të festimit të 10-vjetorit të pavarësisë, përfshirë integrimin e minoriteteve në shoqërinë kosovare.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO