Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor pritet të hapet edhe në Kosovë

09.08.2017

Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sekretari i përgjithshëm Veton Firzi bashkë me drejtorin e Departamentit të Rinisë, Xhevat Bajrami, priti në takim Drejtorin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim, Djuro Blanusha, zv. Sekretarin e Zyrës Ryco, Fatos Mustafa dhe koordinatoren e Zyrës Rajonale për Kosovë, Krenare Gashi.

Temë diskutimi e takimit ishte konktretizimi i bashkëpunimit që del si obligim nga Marrëveshja e Berlinit në fushën e Rinisë. Sekretari Firzi shprehu gatishmërinë e MKRS-së për bashkëpunim dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, mbështetjen financiare për Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor si dhe hapjen e zyrës për Kosovë.

Në anën tjetër, drejtuesit e Zyrës Rajonale, njoftuan sekretarin Firzi dhe drejtorin Bajrami për ecurinë e punës së kësaj zyreje dhe shprehën falënderim për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për gatishmërisë për të bashkëpunuar.

Prapa