Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Shala me rastin e vdekjes së ish-futbollistit të Lirisë, Agim Maloku

27.06.2017

E nderuara familja Maloku,

Lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, të ish-futbollistit të Lirisë, kontribuuesit të madh të futbollit të Kosovës, Agim Malokut, e morëm me pikëllim të madh.

Ndarja nga jeta e Agimit, është një humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë e tij, për Lirinë, për FFK-në por për tërë futbollin e Kosovës.

Legjenda e Lirisë, Agimi, ka qenë një prej futbollistëve të shquar i cili i ka qëndruar besnik klubit, duke e përfunduar karrierën aty.

Ai, me angazhimin e tij, ka qenë i përkushtuar edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës, që prej fillimit të pavarësimit të futbollit të Kosovës deri në ndërkombëtarizimin e tij, në UEFA e FIFA.

Me kontributin e tij, Agimi, ka bërë që të jetë mik i respektuar i tërë atyre që e kanë njohur në botën e futbollit, të jetë i vlerësuar dhe fjala e tij të zë vend.

Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar dhënë për futbollin e Kosovës.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Agim Malokut.

Sinqerisht,
Kujtim Shala
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prapa

KOSOVO IN UNESCO