Nis projekti ideor për Muzeun e historisë së natyrës

16.06.2017

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka formalizuar sot nisjen e projektit ideor për Muzeun e historisë së natyrës, përmes nënshkrimit të hartimit të projektit ideor dhe projektit zbatues për Muzeun e historisë së natyrës.

Nënshkrimi i aktit të marrëveshjes u nënshkrua nga Burim Reçica, në emër të MKRS-së, e nga ana tjetër, nga Valentin Juncaj, përfaqësues i operatorit “Hidroing-DK”, i cili do të hartojë projektin për Muzeun e historisë së natyrës.

Vlera e projektit ideor do të kushtojë 23 mijë e 600 euro, ndërsa në total, projekti për Muzeun e historisë së natyrës, i cili do të jetë investim i MKRS-së, do të jetë rreth tre milion euro. Në bazë të projektit ideor, që do të hartohet brenda 60 ditëve, hapësira e përgjithshme e brendshme e muzeut parashihet jetë përafërsisht rreth 4800 m2.

Muzeu, siç e kemi bërë të ditur, do të ndërtohet te Pishat e Sllatinës, në Komunën e Fushë Kosovës, si një vend të përshtatshëm për këso lloj muzeu, që është i pari në Kosovë.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO