Ministri Shala vizitoi Vushtrrinë

04.05.2017

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizatur Vushtrrinë, me ç’rast ka inspektuar punimet në Qendrën Rinore në këtë qytet, investim ky i MKRS-së dhe Urën e Gurit.

Gjatë inspektimeve të punimeve në Qendrën e Rinore të këtij qyteti, ministri Shala u shpreh i kënaqur me ecurinë e investimeve në këtë qendër, e cila pritet të përfundojë sipas planit dinamik. Ai më tej u shpreh se investimet në qendrat e rinisë kudo nëpër Kosovë janë në dobi të rinisë së Kosovës, sepse ato krijojnë kushte më të përshtatshme për aktivitet e rinisë, dhe kjo është shumë me rëndësi për zhvillimin e saj.

Po ashtu, ministri Shala vizitoi Urën e Gurit në Vushtrri, dhe u shpreh se MKRS-ja është duke ndërmarrë të gjitha masat për të sanuar sa më parë dëmet që janë shkaktuar në këtë urë me vlera të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Prapa