Ministrat e kulturës Kujtim Shala dhe Janko Ljumoviq vizituan Parkun Arkeologjik “Ulpiana”

28.04.2017

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Kosovë dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim kulturor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, ministrat e kulturës së dy vendeve, Janko Ljumoviq dhe Kujtim Shala, të shoqëruar edhe nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, vizituan Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, të parin e këtij lloji në Kosovë, ku u njoftuan për së afrimi me gjetjet e shumta arkeologjike në këtë vend dhe me vlerat që përfaqëson ky park për trashëgiminë kulture të Kosovës. 

Prapa

KOSOVO IN UNESCO