Reagim për Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtën e Autorit

23.04.2017

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dëshiron të sqarojë opinionin publik se, shkrimi i botuar nëpër disa portale “Ministria e Kulturës harron Ditën e Librit” është i pavërtetë dhe tendencioz. Shkrime të tilla të paverifikuara, nuk janë në dobi as të librit dhe as të opinionit publik.

Ministria e Kulturës e ka shënuar Ditën e Librit të premten e kaluar me një aktivitet të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me ç' rast ministri Kujtim Shala shpërndau libra për lexues. Aktiviteteti i shënuar të premten, ka qenë publik, prandaj një keqinformim i tillë është tendencioz, dhe më së paku në dobi të librit.

MKRS- ja, me politikat e veta, ka ndihmuar në vazhdimësi librin, duke e rritur buxhetin dhe duke subvencionuar autorët, botuesit dhe bibliotekat. Po ashtu, ne po punojmë që të themelojmë agjencinë e librit dhe të promovimit të kulturës, si mekanizëm, i cili do t'i zhvillojë dhe avancojë më tutje politikat e librit.

Më poshtë keni njoftimin për shënimin e Ditës Botërore të Librit:

http://mkrs-ks.org/?page=1,6,1513;

http://www.kultplus.com/?id=5&l=21017;

http://rtv21.tv/shenohet-dita-boterore-e-librit/;


http://www.epokaere.com/sq/Kultur%C3%AB/Sh%C3%ABnohet-Dita-Bot%C3%ABrore-e-Librit-dhe-t%C3%AB-t%C3%AB-Drejt%C3%ABs-s%C3%AB-Autorit

Prapa