MKRS: Të merren masa për kurdisjet

04.04.2017

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po ndjek me shqetësim pretendimet dhe raportimet ditëve të fundit për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në futbollin e Kosovës.

MKRS-ja i bën thirrje dhe pret nga Federata e Futbollit të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat adekuate, me qëllim zbardhjen në të tërësi të pretendimeve të tilla.

MKRS-ja është e bindur që organet përkatëse të FFK-së dhe organet e tjera do ta trajtojnë me seriozitet të plotë këtë situatë.

MKRS-ja ka krijuar kushtet ligjore për parandalimin e të gjitha dukurive të kësaj natyre, nëpërmjet Ligjit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.

MKRS-ja kërkon nga të gjithë faktorët relevantë që të jenë të përgjegjshëm në këtë fazë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit dhe të sportit të Kosovës, sidomos pas anëtarësimit të FFK-së në UEFA dhe në FIFA.

MKRS-ja po punon intensivisht, duke investuar në shumë drejtime, për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe për plotësimin e standardeve ndërkombëtare, prandaj bën thirrje që të shmanget çdo dukuri që mund të dëmtojë imazhin e sportistëve dhe të sportit të Kosovës në përgjithësi.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO