Kosova së shpejti bëhet me Muzeun e Historisë së Natyrës

03.04.2017

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka vizituar sot lokalitetin e caktuar për ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës, i pari i këtij lloji në Kosovë.

Ministri Shala dhe kryetari Berisha, u shprehën se lokacion i ndarë te Pishat e Sllatinës, është shumë strategjik për një projekt të këtij lloji.

Ministri Shala e falënderoi kryetarin Berisha për bashkëpunimin e frytshëm, rezultat e së cilit janë evidente në shumë fusha, por sidomos me këtë projekt, duke shtuar se veprimet e shpejta dhe konkrete që ka ndërmarrë komuna e Fushë Kosovës.

Me caktimin e lokacioni, janë krijuar mundësi që ky projekt të realizohet sa parë. Në këtë projekt MKRS-ja do të investojë rreth tre milion euro.

Prapa