Ministri Shala inspektoi punimet në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq

03.04.2017

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, KujtimShala bashkë me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, kanë inspektuarpunimet në ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Obiliq, ku panë nga afër punimetqë janë duke u zhvilluar aty.

 

Në këtë projekt Ministria e Kulturës, Rinisë dheSportit, ka investuar 800 mijë euro, dhe ministri Shala u shpreh se ndjehet ikënaqur me dinamikën e punës që është zhvilluar në këtë projekt kapital.

 

“Jam këtu me ekipin tim për të parë nga afërpunimet në objektin e ri të shtëpisë së kulturës në Obiliq dhe siç na njoftoikryetari këtu punimet kanë filluar para tri jave dhe duket që kanë ecur shumëmirë, ne jemi shumë të kënaqur me rrjedhën e punimeve dhe po ashtu jemi shumëtë kënaqur që kemi mundësi të ndihmojmë Komunën e Obiliqit që më në fund tëketë një objekt modern i cili do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve tëObiliqit”, tha ministri, duke shtuar se “Jemi shumë të kënaqur në këtë fazë dheshpresoj që do të ecin kështu që punimet të finalizohen më shpejtë dhe qëobjekti të jetë gati”.

 

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Obiliqit, XhaferGashi ka falënderuar ministrin Shala për angazhimin e tij që nga dita e parë emarrjes së detyrës, i cili ka treguar interesim që Obiliqi të bëhet me ndërtesëtë re dhe moderne të kulturës, dhe tregoi se mbarëvajtja e punës po shkon mëshpejtë se sa është planifikuar.

 

“Plani dinamik është për një vit, por siç po shihetkjo ka gjasë që të përmbyllet edhe më herët por prapë po e them kjo ështëmeritë duke filluar nga Ministria e Kulturës dhe në këtë rast ministrit Shalaqë vazhdimisht ka qenë i përkushtuar dhe i angazhuar që të zhvillohet kyaktivitet sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Gashi. 

Prapa