Hoti mori pjesë në edicionin e 27-të të Panairit të Librit në Leipzig të Gjermanisë

25.03.2017

Në Leipzig të Gjermanisë po mbahet edicioni i 27-të i Panairit të Librit ku po marrin rreth 2100 botues nga vende të ndryshme të Botës. Edhe përkundër faktit që shtëpitë botuese të Kosovës nuk janë pjesëmarrëse, në këtë edicioni ishte ftuar të marrë pjesë poeti Shpetim Selmani, i cili solli vargje të shkëputura nga libri i tij për publikun e pranishëm.

Selmani, u prezantua në panair me përkrahje të Rrjetit Evropian për Literaturë dhe Libra “Traduki”, i cili mbështet financiarisht edhe përkthimet e autorëve të Evropës Juglindore.

I ftuar në panair ishte edhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, i cili realizoi takime me zyrtarë të shteteve anëtare të “Traduki”-t, të Austrisë, Litenshtajnit, Kroacisë, Malit të Zi, Rumanisë, Sllovenisë dhe të Luksemburgut.

Në kuadër të këtyre takimeve zëvendësministri Hoti i informoi përfaqësuesit e shteteve anëtare të “Traduki”-t për politikat dhe aktivitetet që zhvillon dhe realizon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në anën tjetër mori mbështetjen e tyre që Republika e Kosovës së shpejti të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate kulturore evropiane.

Në veçanti u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbim aktivitetesh mes Kosovës dhe shteteve anëtare të organizatës.

U vlerësua se organizimet e këtilla janë në dobi të lobimit dhe diplomacisë kulturore dhe emri i kulturës së Kosovës të jetë më i pranishëm në ngjarjet e këtilla si Panairi i Librit në Leipzig të Gjermanisë i cili ka një traditë 385 vjeçare, i cili kishte një pauzë gjatë viteve sa ishte i ngritur Muri i Berlinit i cili pamundësoi funksionimin e tij.

Edicioni i sivjetmë i panairit është i hapur nga 23 deri 26 mars, dhe numri i vizitorëve në secilin edicioni kalon mbi 160 mijë.

Prapa