Hoti takoi në Francë piktorin me famë botërore, Omer Kaleshi

19.03.2017

Ndër takimet e shumta që pati në Francë, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, u takua edhe me piktorin me famë botërore, Omar Kaleshi.

Gjatë takimit mes Kaleshit dhe zëvendësministrit Hoti, u bisedua për bashkëpunimin e afërt kulturor mes tij dhe artistëve të rinj nga Kosova për çka Kaleshi shprehi gatishmërinë e plotë.

Ai shprehi qëndrimin se Kosova ka zënë vend të madh në shtrirjen e pikturës kudo në botë.

Ai ishte i gatshëm që në të gjitha format t’i vinte në ndihmë atdheut dhe shprehi gatishmërinë që të ndihmojë edhe në anëtarësimin e Kosovës organizatën ndërkombëtare, UNESCO.

Zëvendësministri Hoti e falënderoi piktorin Kaleshi për gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën dhe artistët e rinj të saj dhe tha se vetëm një bashkëpunim i tillë mund të kontribuoj pozitivisht në promovimin e kulturës shqiptare, konkretisht artit.

Piktori Kaleshi njihet si njeriu o pesë shteteve, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Turqisë dhe Francës.

Ai ka studiuar në Turqi ku atje ka perfeksionuar mjeshtërinë e pikturimit. Kaleshi punon në Francë që pesë dekada.

Piktori Kaleshi më së shumti kishte admirim për Kosovën sepse ishte edhe vendi i parë në botë ku kishte hapur galerinë e tij.

Në Paris, Hoti takoi edhe drejtoreshën e Qendrës kulturore për Kosovë në Paris, znj. Frederique Duvers.

Me të u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit kulturor ku znj. Duvers edhe në të kaluarën kishte bashkëpunime me artistë, shkrimtarë e poetë nga Kosova.

U pa mundësia e bashkërendimit të aktiviteteve edhe në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit që ka nisur qysh në vitin 2006.

Prapa