Telegram ngushëllimi i ministrit Shala për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Arif Demolli

06.03.2017

E nderuara familje Demolli,

Me dhimbje dhe pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, shkrimtarit tonë të mirënjohur, Arif Demollit.

Ndarja nga kjo jetë e shkrimtarit Demolli, është një humbje e madhe për familjen, miqtë e tij dhe për letërsinë e kulturën shqiptare.

Arif Demolli, me krijimtarinë e tij, ka dhënë shumë për artin letrar, duke punuar me devocion dhe duke kontribuuar në pasurimin e jetës intelektuale, arsimore e edukative për breza të tërë në Kosovë.

Kujtimi për shkrimtarin Arif Demolli do të jetë i përhershëm për ne, si një shembull i urtësisë dhe zellit për rritjen e vlerave në krijimtarinë letrare shqipe.

E nderuar familje Demolli, miq të Arifit, dashamirë të tij, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen tuaj të madhe.


Sinqerisht,
Kujtim Shala
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prapa