MKRS-ja investon në Kamenicë 184 mijë euro

24.02.2017

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Kamenicës, për realizimin e projektit kapital “Rregullimi i Stadiumit të Qytetit në Kamenicë”, në vlerë prej 184 mijë euro, investim i cili do të bëhet gjatë këtij viti.

Ministri Kujtim Shala, u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të investojë në komunat e Kosovës, sidomos në fushën e investimeve kapitale në sport, me qëllim të krijimit të kushteve moderne dhe hapësirave të reja për sportistë e atletë.

Në këtë kuadër, Shala, tha se rregullimi i stadiumit në Kamenicë, do të shërbejë për futbollistët e Kamenicës që ata të zhvillojnë garat e tyre.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen dhe u shpreh se stadiumi i rregulluar do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për ata që merren me futboll në Kamenicë dhe një nxitje për cilësi e rritje të konkurrencës.

Prapa