Dhjetë artistë do të ekspozojnë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës (GMK) për vitin 2017
17.01.2017
Dhjetë artistë do të ekspozojnë përgjatë vitit 2017 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës Qafa (GMK), pas vlerësimit të aplikacioneve për projekte që ka bërë Komisioni Artistik i GMK-së.
Artistët që do të ekspozojnë në GMK janë: Emirande Beka, Mimoza Studenica, Zymer Mulliqi, Albana Ejupi, Ridvan Aliti, Albulen Neziri, Artan Draçini, Jean Piere Romy, Mentor Berisha dhe Valbona Karabaxhaku Derdovski.
Komisioni vlerësues ka qenë në përbërje të: Luan Mulliqi kryetar, Rudina Xhaferi e Liridon Mula, anëtarë.
Konkursi publik për programin artistik të Galerisë së Ministrisë së Kulturës ka qenë i shpallur nga data 01.10.2016 deri më 10.11.2016, ku janë pranuar 29 aplikacione për ekspozita individuale, kolektive dhe kuratoriale.