Diskutohet ideja për një koncert në Evropën Juglindore për ditën e Evropës

05.12.2016

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, priti në një takim Ambasadorin e Sllovenisë të akredituar në Kosovë, Miljan Majhen, të shoqëruar nga Ambasadori i Kulturës së Republikës së Sllovenisë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin në fushën e Kulturës dhe të Rinisë, si dhe për nismat e tjera të bashkëpunimit bilateral dhe rajonal që ndërlidhen me aktivitete të përbashkëta kulturore dhe rinore, ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës.

Po ashtu, në kuadër të ditës së Evropës, Ambasadori i Kulturës së Republikës së Sllovenisë prezantoi idenë e organizimit të një koncerti në 6-të vendet e Evropës Juglindore, me përfshirjen e talenteve të rinj që vijnë nga bota e muzikës, po edhe të fushave të tjera, përmbyllja e të cilit synohet të jetë në Bruksel, në ditën e Evropës, më 9 maj.

Zëvendësministri Hoti, në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ofroi përkrahje për një iniciativë dhe aktivitet të tillë, duke siguruar bashkëpunim dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për realizimin sa më të suksesshëm të këtij aktiviteti.

Prapa