Zëvendësministri Hoti viziton legjendën e boksit Aziz Salihu në Turqi

13.10.2016

Në emër të kryeministrit Isa Mustafa dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zëvendësministri i MKRS-së, Rexhep Hoti, ka vizituar boksierin legjendar, Aziz Salihu në Turqi.

 

Në përcjellje të zëvendësministrit ishte edhe sekretari permanent i MKRS-së, Veton Firzi të cilët takuan fituesin olimpik dhe sportistin e shekullit, z. Salihu.

 

Zëvendësministri Hoti, gjatë takimit, i përcolli boksierit legjendar mbështetjen dhe interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe MKRS-së dhe i uroi shërim sa më të shpejtë.

 

Me këtë rast, zëvendësministri paraqiti edhe mbështetjen financiare për sportistin Salihu në shumë prej 5.000 euro.

 

Fituesi i medaljes olimpike dhe tri herë pjesëmarrës në Olimpiadë, z. Salihu falënderoi zëvendësministrin për vizitën dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës dhe MKRS-së.

 

Ai u shpreh shumë i kënaqur me interesimin që institucionet qeveritare në vend po i japin.

 

E në anën tjetër, zëvendësministri Hoti u shpreh se përkrahja për sportistin Salihu nuk do të mungojë asnjëherë dhe se Kosova krenohet përjetësisht me sukseset dhe kontributin e tij për sportin në vend.

 

Prapa