Sporti i femrave

Përmes kësaj politike programore përkrahet dhe mbështetet zhvillimi i sportit të femrave, duke pasur në konsideratë vështirësitë nëpër të cilat kalon shoqëria jonë dhe vetë aktiviteti sportiv i femrave.

Është konstatuar edhe nga viti i kaluar se ka klube sportive dhe federata të sportit të cilat zhvillojnë aktivitete sportive por vazhdimisht ballafaqohen me vështirë të natyrës materiale edhe në rastet kur kemi të bëjmë me klube të suksesshme.

Kësaj duhet t’i shtohet edhe nevoja për të stimuluar vazhdimësinë e aktivitetit sportiv, ngritjen e kualitetit të lojës, reformimin dhe ri-aktivizimin e klubeve të mëparshme të femrave.

Qëllimi / Objektivi

Kjo politikë programore ka për qëllim të ngris nivelin e sportit tek femrat, duke përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe të gjejë mënyra për të bërë sensibilizimin e opinionit për sportin femëror, të masivizojë, të përkrahë dhe inkurajojë gjithëpërfshirjen e femrës në punë profesionale, punë të drejtpërdrejt organizative e udhëheqëse në klube e federata dhe administrim të sportit.

Departamenti i sportit do të mbështes projektet që bien në kuadër të kësaj politike programore sipas projekteve dhe prioriteteve.


Historiku


Që nga viti 2001, është aplikuar kjo politikë programore, duke synuar të ndihmojë zhvillimin e sportit femëror përmes përkahjes me rekuizita sportive, kampe verore dhe mbështetje materiale për mbulimin e shpenzimeve të regjistrimit/licencimit, pagesave për zyrtarë, transport dhe uniformë representative të sportit.

Strategjia dhe Metodologjia e zbatimit

Zbatimi i kësaj politike programore mbështetet në këto prioritete:

  • Përkrahje materiale klubeve të reformuara sportive në bazë të akteve nënligjore të nxjerra nga departamenti i sportit dhe në konformitet me rregulloret e federatave sportive;
  • Mbështetje materiale për reprezentacionet e femrave, me prioritet reprezentacionet që kanë rezultate të mira dhe të nivelit rajonal e më gjerë;
  • Mbështetje materiale seminareve për trajnere, gjyqtare dhe administratore të sportit;
  • Mbështetje materiale për projektet që mbulojnë shënimin e datave të rëndësishme kombëtare dhe manifestimet tradicionale sportive;
  • Përkrahje në ri-aktivizimin e klubeve sportive të mëparshme të sportit femëror – me prioritet sportet olimpike;
  • Mbështetje materiale për projektet që realizohen në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me departamentet komunale për sport, me shoqata jo-qeveritare dhe zyrat diplomatike në Kosovë.

KOSOVO IN UNESCO