Strategjia

Strategjia Kosovare për Rininë 2013 - 2017 dhe Plani i Veprimit 2013 - 2015 (SKPVR) është një strategji gjithëpërfshirëse e Qeverisë së Kosovës për të rinjtë. Ajo ka për synim përmirësimin e situatës së të rinjve të grup-moshave 15 – 24 vjeç, duke përfshirë të gjitha institucionet përkatëse qeveritare dhe joqeveritare, ndërsa kjo mendohet të bëhet me anë të hulumtimit dhe plotësimit të nevojave të rinisë, gjetjes së mënyrave dhe mekanizmave për pjesëmarrje të saj në proceset e vendimmarrjes në Kosovë. Strategjia Kosovare për Rininë 2013-2017 dhe Plani i Veprimit për Rininë 2013 - 2015 (SKPVR) do të nxitë bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore dhe Qeverisë, përkatësisht ndërmjet të gjitha ministrive, veprimtaria e të cilave lidhet me rininë, si dhe ndërmjet organizmave qendrorë dhe atyre komunalë për të fuqizuar politikat dhe programet rinore. Kjo strategji ka një ndërlidhje me strategjitë tjera qeveritare.

SKPVR përbëhet nga dy pjesë: nga vetë dokumenti i politikës apo strategjisë dhe nga plani i veprimit, i cili i bashkëngjitet këtij dokumenti si shtojcë. Kjo e fundit përmban një plan të aktiviteteve, që parashikohen gjatë kësaj periudhe sipas fushave të cekura më poshtë. Politika rinore e Kosovës fillon me përcaktim të hollësishëm të situatës së rinisë kosovare që nga prezantimi i qëndrimit të të rinjve në “thirrjen për të bërë ndryshime”, pjesëmarrja e të rinjve në edukim, punësim, shëndetësi dhe përfundon në kulturë, sport dhe rekreacion, për të renditur nëpër secilën objektivat e strategjisë në gjashtë fushat tematike të cilat ndikojnë në jetën e personit të ri siç janë: pjesëmarrja e të rinjve, edukimi, punësimi, ndërmarrësia, shëndetësia, siguria njerëzore dhe kultura, sporti dhe rekreacioni.

Linku per shkarkim te strategjise ne PDF

KOSOVO IN UNESCO