Divizioni per Promovim, Edukim Jo-Fromal dhe Punësim

Në Kosovë, rinia paraqet grupmoshën më të madhe të popullsisë me mbi 35% të moshës 15-24 vjeçare dhe mbi 65% nën moshën 30 vjeçare.

Vitet e pasluftës në Kosovë me ndryshimet e mëdha sociokulturore, infrastrukturë të shkatërruar dhe prani të një numri të madh të Organizatave ndërkombëtare ishin një sfidë e re për rininë kosovare.

Përkundër problemeve të mëdha në fazën e emergjencës rinia kosovare gjatë viteve 1999 2002 ka përjetuar një zhvillim të hovshëm duke u organizuar në Organizata rinore, Qendra rinore, Këshilla Shkollor etj. Momentalisht sektori rinor në Kosovë, numëron rreth 150 organizata rinore Rrjeta Rinore me më shumë se 100 organizata dhe 50 Qendra të Rinisë.

Qendrat Rinore ekzistuese kanë filluar të funksionojnë që nga Gushti 1999 kur OJQ-të ndërkombëtare organizuan themelimit e rreth 50 QR. QR janë faktori kryesor i një edukimi jo-formal profesional, përkrahjes për punësim dhe nevojave rekreative, Pasi që OJQ-të ndërkombëtare janë tërhequr QR kanë mbetur pa përkrahjen e duhur.

E njëjta vlen edhe për organizatat e të rinjve, OJQ-të rinore lokale, rrjetat rinore, të cilat po ashtu kërkojnë një përkrahje aktive nga institucionet.

70% e të rinjve në moshë për të punuar janë të papunësuar dhe vetëm një numër i kufizuar i tyre ndjek universitetin. Programi zhvillues ka për qëllim të mbështes të rinjtë dhe të promovoj vlerat pozitive në Kosovë dhe rajon.

Edhe viti 2003 mbetët me një numër mjaft i vogël të Agjencive dhe OJQ-ve Ndërkombëtare që ofrojnë shërbime apo fonde për rininë në Kosovë. Ky fakt vetëm sa e shton përgjegjësinë qe përpos programeve ekzistuese të e Ministrisë të kujdesemi edhe për programet e ndërprera nga këto organizata. 

KOSOVO IN UNESCO