Artet skenike, muzikore dhe pamore

Qëllimi:

Të kultivoj shumëllojshmërinë e kulturës kosovare.Të hartoj politika zhvillimore të kulturës në DASMP-re, që kontribuojnë në reformimin e institucioneve kulturore të Kosovës sipas standardeve evropiane; në aspektin financiar, profesional dhe të menaxhimit.

Historkiku i divizionit të arteve skenike muzikore dhe pamore - gjatë këtyre tetë viteve që nga themelimi i MKRS-ës me Politikat e saja Programore ka arritur sukses në konsolidimin e Institucioneve Kulturore të nivelit Shtetëror dhe atij lokal, me sa vijon:

Ka qenë pjesëmarrës permanent në hartimin e këtyre ligjeve: Ligjin për Teatër të Kosovës, Ligjin për Kinematografinë e Kosovës, ligjin për Filarmoni – Operë dhe Balet të Kosovës, Ligjin për Ansambli KKV “Shota”, Ligjin për Institucionet Kulturore të Kosovës.

Me Politikat Programore të DASMP-së, përfshirë këtu edhe sektorët e tij, janë realizuar evenimentet e para kulturore shumë të  rëndësishme të nivelit Kombëtar si:

1. Në nëntor të vitit 2002 realizohet dhe inskenohet Opera e parë në Kosovë “Dasma Arbëreshe” e Autorit dhe Drejtorit të Filarmonisë z. Rauf Dhomi, ndërsa në vitin 2004 inskenohet Opera “Carmen”, e dyta me radhë në Kosovë.
2. Në vitin 2004 me inicim të DASMP-ës dhe me vendim të Ministrit të MKRSÇJR z. Behxhet Brajshori është themeluar Opera e parë e Kosovës, si sektor në kuadër të Filarmonisë së Kosovës;
3. Në vitin 2004, me kontributin e pamohueshëm të Drejtorit të TKK-ës Teki Dervishi dhe nën Patronatin e Presidencës së Kosovës është bërë rinovimi total i Objektit të TKK-së, me ç`rast i kthehet pamja vërtet institucionale për funksionin adekuat, për teatër;
4. Në vitin 2002 me inicim të DASMP-së dhe me vendim të Ministrit të MKRSÇJR z. Behxhet  Brajshori është themeluar Bordi profesional i Filmit në kuadër të MKRSÇJR;
5. Nga viti 2002 deri në vitin 2004 janë financuar dhe realizuarkëta  tre filma të metrazhit të gjatë: Filmi “Kukumi”, regjia  Isa Qosja, Filimi “Anatema”, regjia  Agim Sopi dhe filmi “Etjet e Kosovës”, regjia Sunaj Raqa;
6. Në vitin 2004 me kërkesë të Drejtorit të Galerisë së Arteve z. Luan Mulliqi, me inicim të DASMP-së dhe me vendim të Ministrit të MKRSÇJR z. Behxhet  Brajshori, u themelua Shpërblimi vjetor në fushën e arteve pamore “Çmimi Muslim Mulliqi”.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton dhe zhvillon politikat - programore dhe buxhetore në Divizionin e Arteve Skenike- Muzikore dhe Pamore, në bashkëpunim me të gjithë sektorët e Divizionit, si dhe me Institucionet e kulturës që i mbështet ky Divizion;
  • Mbikëqyr dhe u jep udhëzime të punës zyrtarëve të sektorëve dhe punëtorëve tjerë të Divizionit, në interes të mbarëvajtjes së punës në Divizion;
  • Mbikëqyr punën dhe aktivitetin e Institucioneve Kulturore që i mbështet ky Divizion;
  • Ndihmon të gjithë zyrtarët e sektorëve që të hartojnë strategjinë e zhvillimit për realizimin e plan- programeve të sektorëve dhe institucioneve në kuadër të Divizionit;
  • Menaxhon me buxhetin e Divizionit për Institucionet Kulturore përkatëse në Divizion;
  • Merr pjesë në planifikimin dhe përcaktimin e politikave programore dhe buxhetore në Departamentin e Kulturës dhe të MKRS-së;
  • Përcakton punët dhe detyrat me prioritet në sektorët e Divizionit, sipas politikave programore të aprovuara në Divizion nga Ministria e Kulturës;
  • Zhvillon strategjinë për përkrahjen e Teatrove amatore, private dhe grupeve të tjera artistike e folklorike, krijuesve individual dhe OJQ-ve, në bashkëpunim me zyrtarët e sektorëve në Divizion;
  • Zhvillon strategjinë e promovimit të bashkëpunimit me artistët e pavarur, si dhe me Ministrinë e Arsimit, për të përfshirë aktivitetet teatrore, muzikore, ekspozitat e ndryshme në aktivitetet shkollore;
  • Koordinon angazhimet e sektorëve të Divizionit me Institucionet e Kulturës, dhe me sektorët tjera në Ministrinë e Kulturës dhe jashtë saj. 



Përgjegjësia mbikëqyrëse:


Ky sektor mbikqyrë katër sektor, si:

1.Sektorin i Kinematografisë - Filmit,
2.Sektori i Dramës – Teatrit,
3.Sektori i Arteve Skenike-Muzikore dhe
4.Sektorin e Arteve Vizuale

Mbikëqyrë në aspektin e menaxhimit profesional dhe financiar shtatë institucione të kulturës në nivelin e Kosovës:

1. Filarmonia - Opera e Kosovës
2. Teatri Kombëtar i Prishtinës
3. Trupa e Baletit e Kosovës
4. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
5. Galeria e Arteve e Kosovës
6. Galeria “Qafa”
7. Qendra Kinematografike e Kosovës
8. Kosovafilmi

Investimet Kapitale


Nga viti 2003 janë përgatitur projektet për investime kapitale në ndërtimin dhe rinovimin e disa objekteve kulturore me rëndësi të veçantë për zhvillimin e kulturës në Kosovë, siç janë:

1. Projekti për Ndërtimin e Shtëpisë për Teatër – Operë dhe Balet “Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë, dhe si rezultat i saj në vitin 2009 ka përfunduar Projekti detal Arkitektonik – Zbatues, është ndarë toka nga Komuna e Prishtinës, po ashtu në këtë vit është vu gurë themeli për punët ndërtimore të cilat vazhdojnë edhe këtë vit;
2. Projekti për ndërtimin e Objektit të Muzeut të Artit Bashkëkohor në Prishtinë, si rezultat i saj, në vitin 2008 ka përfunduar Projekti detal Arkitektonik – Zbatues, por mbetet të gjendet trualli për ndërtimin e objektit;
3. Projekti për rinovimin e objektit të Galerisë së Arteve të Kosovës, i cili ka filluar në vitin 2009 dhe ka mbaruar në fillim të vitit 2010;
4. Projekti për rinovimin pothuajse detal të Objektit të Ansambli KKV”Shota” në Prishtinë, i cili pritet të përfundojë kah mesi i këtij viti
5. Projekti për rindërtimin e Atelies ekzistuese të piktorit të ndjerë Muslim Mulliqi në “Muze-Galeri Muslim Mulliqi”, si rezultat i kësaj në muajin Mars 2010 është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të MKRS-së dhe Fondacionit “Qendra e Artit Muslim Mulliqi” në Prishtinë.

KOSOVO IN UNESCO