Zëvendësministri Hoti viziton Junikun

29.09.2015

Të nderuar,
 
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, nesër (e mërkurë, 30.09.2015), do të vizitojë Komunën e Junikut.
 
Në ora 12:00, zëvendësministri Hoti do të pritet në takim nga kryetari i Junikut, Agron Kuçi.
 
Më pas, Hoti do të vizitojë Bibliotekën në Kullën e Hoxhajve, Qendrën Regjionale të Turizmit në Kullën e Isufajve, Konakun e Ram Zyber Krasniqit, si dhe do të vizitojë familjen e Edmond Hoxhës.
 
Gjithashtu, zëvendësministri Hoti do të takohet edhe me përfaqësues të organizatës së gruas, “Jeta” në Deçan.
 
Ftoheni që ta përcillni vizitën e zëvendësministrit Hoti!?

Prapa

KOSOVO IN UNESCO