Biografia

Sylejman Elshani

Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

- Elshani ka lindur në Prizren me 10.04.1979 dhe jeton në Prizren. - Është i martuar dhe ka tre fëmijë. - Elshani është një aktivist i komunitetit Rom dhe merret me çështjet e këtij komuniteti.

- Elshani, merret me punën e aktivizmit rreth 25 vite.

- Ka studiuar bachelor në Departamentin e Edukimit për Fëmijet Parashkollor në Universitetin Publik të Prizrenit "Ukshin Hoti".

- Flet gjuhën rome ,shqipe ,serbe, turke bazike dhe anglisht bazike.

- Ka punuar si gazetar për çështjet dhe problemet e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptjan, dhe ka bërë raportim rreth monitorimit të Stratëgjisë së Integrimit për Rom, Ashkali dhe Egjiptas.

- Si gazetar ka punuar në media lokale ‘’Radio Roman Avazo’’ në Prizren prej viti 2008 -2018, ku ishte redaktor i magazinës në gjuhën rome “Yekhipe’’.

- Poashtu, është përkthyes i gjuhës rome në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. - Është pjesë i Teatrit Amator Rom të Prizrenit qysh prej vitit 1996 ku ka luajtur rreth 20 premiera duke prezentuar kulturën rome.

- Në vitin 2012 është shpërblyer në vendin e tret si aktivist i komunitetit Rom për ndertimin e paçes me të tjerët.

- Prej vitit 2015 -2017 ka bërë vizita studimore në disa shtete në ballkanin perëndimor dhe në shtete të BE-së për të parë më së afërmi jetën dhe kulturën e komunitetit Rom, dhe jo vetëm.

- Nga viti 2015 deri 2021, ishte Kordinator i Programit të Edukimit "Roma Versitas Kosovo’’.

- Në vitin 2021, i është bashkuar Lëvizjes Përparimtare Rome të Kosovës – LPRK, ku ka ushtruar pozitën e Këshilltarit Politik të Ministrit në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
--
Asistentja e zëvendësministrit
Gjejlan Cukiqi
E-mail: [email protected]