Biografia

Rexhep Mazreku

Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

U lind më 18.12.1960 në Malishevë, komuna e Malishevës. Është i martuar, ka dy fëmijë.
Është i diplomuar në Universitetin  e Prishtinës - Fakultetin e Edukimit në Prizren në  Drejtimin : Gjuhë dhe letërsi  Angleze.
Në vitin 1982 e deri në vitin 1994 ka punuar Arsimtar i lëndës Gjuhë Angleze në SHFMU ”18 Nëntori” dhe “Rilindja” në Malishevë.
Nga viti 1995 - 2008  ka ushtruar pozitën e drejtorit për SHFMU” Rilindja” dhe “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Nga viti 2001-2002-2003-2004-2005-2006-2007 ka qenë Antarë i  Kuvendit Komunal në Malishevë nga radhët e PDK-ës
Nga  Nëntori  2008 – 2009 - Drejtor i DKRS- në Komunën e Malishevës.
2010 - 2013 -Nënkryetar i Komunës në Malishevë
2014 - 2017 Nënkryetar I Komunës në Malishevë në radhët e SP- NISMA për Kosovën.
Kryetar i KF,,Llapusha” për dy vjet në Ligën  regjionale të Prizrenit.
Pjesëmarrës në garat e shumta sportive në futboll në gara kombëtare dhe ndërkombëtare me Grup-moshat: U12,U-15, U-17.
Anëtar i klubit të Pingpongut ’’Malisheva’’.

Ka ndjekur një numër të madh të trajnimeve dhe programeve të çertifikimit në fushën e menaxhimit, të fushës së arsimit dhe në qeverisjen institucionale të realizuara nga shumë Institucione kompetente.

Gjatë karrierës së deritanishme me aktivititetin e tij, ka kontribuar në zhvillimin e proceseve demokratike, duke u angazhuar në oganizimet politike të kohës dhe  organizimeve kulturore e veçmas në fushën sportive. Po ashtu duke rrjedhur nga një familje atdhetare trashëgon kontribut shumë të çmueshëm personal dhe gjithë familjar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës ka vazhduar të përkrah organizimet demokratike të shoqërisë, në fushën politike, edukative, kulturore, të rinisë dhe përkrahje për të gjitha nismat sportive  në komunën e Malishevës dhe më gjerë.

Është njohës i mirë i gjuhës angleze, dhe kroate.
 

KOSOVO IN UNESCO