Departamenti Ligjor

Profili

Departamenti Ligjor funksionon në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 13/2007 të datës 13.10.2007 të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Vendimit të Ministrit të Kulturës për krijimin e këtij Departamenti nr. 1790/2008 të datës 23.06.2008.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:
 
- Hartimi i politikave dhe strategjive legjislative në bashkëpunim me Kabinetin e Ministrit, Kryeministrit, si dhe me Departamentet dhe njësitë e tjera organizative në kuadër të Ministrisë së Kulturës, rinisë dhe Sportit;
 
- Hartimi i legjislacionit primar dhe sekondar në bashkëpunim me Kabinetin e Ministrit, Kryeministrit, si dhe me Departamentet dhe njësitë e tjera organizative në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
 
- Sigurimi i përputhshmërisë së ligjeve dhe ta akteve tjera nënligjore të propozuara dhe sponsorizuara nga Ministria me legjislacionin e Bashkimit Europian (Acquis communitaire) si dhe legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës;
 
- Dhënia e këshillave ligjore, rekomandimeve, udhëzimeve dhe opinioneve të kërkuara nga njësitë organizative të ministrisë;
 
- Përfaqësimi i ministrisë në Gjykata dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë si dhe asistimi i zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve enë favor të ministrisë;
 
- Sigurimi i përmbushjes së detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimtaria e ministrisë;
 
- Bashkëpunimi me institucionet tjera të niveli qendror dhe lokal për krijimin e infrastrukturës ligjore  nga fushëveprimtaria e ministrisë;
 
- Hartimi i vendimeve, propozimeve dhe materialeve të ndryshme të kërkuara nga sekretari dhe ministri.
 
STRUKTURA E STAFIT TË DEPARTAMENTIT LIGJOR
 
Drejtori i Departamentit Ligjor;
Udhëheqësi i Divizionit;
Zyrtari i Lartë Ligjor;
Zyrtari i Lartë Ligjor për legjislacion të BE-së.

KOSOVO IN UNESCO