Ministri Krasniqi: Ndryshime pozitive në kulturë, sport, trashëgimi kulturore dhe rini në vitin 2011

26.12.2011

Të nderuar përfaqësues të medieve,
 
Fillimisht do doja të ju falënderoja për angazhimin e juaj profesional për këtë vit në pasqyrimin e aktiviteteve dhe punëve të përditshme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, institucioneve të kulturës, trashëgimisë kulturore, garat në sport si dhe aktivitetet rinore.
 
Ndonëse ta themi më një gjysmëviti punë, për shkak të vonesave në krijimin e institucioneve të reja, 2011-ta është viti më i mirë për kulturën, trashëgiminë kulturore, rininë dhe sportin në Kosovë. Edhe ju keni qenë dëshmitarë për të gjitha ato të arritura të shënuara në secilën prej këtyre fushave. Padyshim se mbetet ende shumë për t’u bërë por angazhimi ynë është maksimal që ndryshimet të jenë edhe më të mëdha dhe që kultura, trashëgimia kulturore, rinia dhe sporti të kenë një qasje shumë më ndryshe se që ka qenë në të kaluarën.
 
Kultura

•     Hartimi i Rregullores për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore. Me këtë rregullore për herë të parë pas 10 viteve është zgjidhur statusi ligjor dhe material i krijuesve dhe përformuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore. Tashmë është në fazën finale nënshkrimi i të gjitha kontratave, pasi ka qenë një proces jo edhe aq i thjeshtë, por me vjen mirë që po përfundon si duhet.

•    Mbështetje për mbi 200 projekte të ndryshme në fushën e kulturës, duke filluar nga projektet individuale deri tek festivalet me renome. Vëmendje e veçantë për projektet e realizuara jashtë vendit, në funksion të përfaqësimit të denjë të kulturës tonë jashtë vendit – diplomacia kulturore.

•    Ligji për Teatrot dhe ai për Bibliotekat janë miratuar në qeveri. Presim që në muajt e parë të vitit të ardhshëm të miratohen në Kuvend. Në funksion të depolitizimit të institucioneve dhe rritjes së pavarësisë së tyre.

•    Fusha e të drejtave të autorit është një sferë e gjerë dhe shumë e rëndësishme, që para se gjithash ka pasur nevojë për një ligj të mirë. Ligji për të drejtat autoriale dhe të drejtat tjera të përafërta është miratuar në Kuvend dhe nga janari priten hapa konkret në drejtim të zbatimit të tij. Siç e dini tashmë është themeluar një shoqatë kolektive për mbrojtjen e të drejtave autoriale.
 
 Trashëgimia kulturore

•    Për herë të parë paslufte Kosova është bërë me listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore që hyjnë në mbrojtje të përkohshme nga shteti. Lista përmban 930 monumente. Shumë shpejtë do ta kemi edhe Listën për mbrojtje të përhershme.        

•    Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me Ambasadën Amerikane në  Prishtinë në vlerë prej 1.5 milion dollarësh për restaurimin e gjashtë monumenteve të trashëgimisë kulturore në disa komuna të Kosovës. Javë më parë bashkë me ambasadorin Dell dhe presidenten Jahjaga kemi përuruar nisjen e punimeve në restaurimin e disa prej këtyre monumenteve.

•    Për herë të parë – programi i ndërhyrjeve emergjent - Janë ndarë fonde për ndërhyrje emergjente në 16 monumente të trashëgimisë kulturore anekënd Kosovës.

•    Fuqizimi i Institutit Arkeologjik – për herë të parë gërmime me karakter shpëtimi, si në Reshtan të komunës së Suharekës.


•    Vazhdimi i punëve të pakryera - Me mbështetjen e plotë të MKRS-së ka filluar renovimi i Galerisë “Agim Çavdarbasha”

•    Strategjia per konservim te Integruar ne fushen e Trashegimise Kulturore
 
  Rinia
 
•    Janë mbështetur mbi 150 organizata rinore joqeveritare në  organizmin e     aktiviteteve të ndryshme.

•    Janë themeluar rreth 30 Këshillat Lokal për Veprim Rinor dhe është    themeluar Këshëlli Qendror për Veprim Rinor  – si organ qendror përfaqësues i të rinjve.

•    Thellimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar në projekte të ndryshme – USAID, Banka Botërore, UNICEF, Forum Syd, etj. Kjo ka ndikuar në rritjen e fondeve për programet për të rinjtë.

  Sporti
            
•    Ligji për Sport është miratuar në Kuvend dhe nga janari do të fillojë zbatimi i tij. Ky ligj vendos korniza të qarta të funksionimit të institucioneve sportive, Komitetit Olimpik, Federatave, parasheh shpërblime nga shteti për sportistët e suksesshëm si dhe pensione për sportistet kulminant.

•     Janë bërë investime në përmirësimin e infrastrukturës sportive,si në ndërtimin e palestrave dhe renovimin e stadiumeve të futbollit. Buxheti ka qenë i rritur.

•    Sigurimi i një fondi prej rreth 3.5 milionë eurove nga Komisioni Evropian për ndërtimin e 6 stadiumeve ndihmëse në futboll, në 6 komuna të Kosovës, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Drenas, Mitrovicë dhe Ferizaj. Vitin e ardhshëm do të fillojnë dhe përfundojnë punimet.

•    Bashkëfinancimi me Komisionin Evropian për projektin madhor të infrastrulturës sportive në Mitrovicë në vlerë prej 24 milionë eurove – MKRS merr pjesë me 8 milion euro.

•    Ka vazhduar lobimi i fuqishëm me qëllim të ndërkombëtarizimit të sportit. Kam pasur shumë takime me njerëz të sportit dhe që kanë ndikim në federata përkatëse dhe Komitet Olimpik. Mund të them se falë edhe lobimit tonë dhe Federata  Skitare, Federata e Shigjetarisë, si dhe Federata e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit dhe ajo e Minigollfit janë anëtarësuar në federatat përkatëse ndërkombëtare.

•    Kemi siguruar mbështetjen e duhur financiare, me ndihmën edhe të sektorit privat, për xhudisten Majlinda Kelmendi që ta përfaqësoj Kosovën në garat ndërkombëtare. Ajo tashmë ka plotësuar normën olimpike për pjesëmarrje direkte dhe unë kam besim se Majlindën dhe sportistë tjerë të suksesshëm do t’i shohim në Londra 2012.

•    Për herë të parë është licencuar Federata e Sportit Shkollor. Memorandumi i Mirëkuptimim me MASHT për garat shkollore. Janë themeluar edhe disa federata të reja, si ajo e Lundrimit dhe e Pentatlonit Modern.

Strukturimi i MKRS-së

-    Miratimi i Planit Zhvillimor Strategjik – në funksion të përmirësimit të   performasës institucionale të MKRS-së – që të jetë më efikase dhe më efektive.
 
 VITI 2012 – Disa nga objektivat
 
Siç e dini për vitin 2012 do të kemi një buxhet disa milionë më të madh, e që për shumëkë ka qenë ndoshta e paimagjinueshme. Në vitin e ardhshëm do të kemi një buxhet prej 18.2 milionë euro.

Më këtë buxhet do të rritet përkrahja në secilin resor të ministrisë, kulturën, sportin, trashëgiminë kulturore dhe rininë.

Për institucionet e kulturës do të ketë rritje të buxhetit për 20 për qind për secilin, krahasuar me këtë vit.

Në sport ndërkaq do të rriten investimet kapitale që besojmë se do ta përmirësojnë dukshëm gjendjen.

Ne shpresojmë se edhe më rishikim e buxhetit të vitit të ardhshëm do të arrijmë që të marrim buxhet shtesë dhe kështu të ketë edhe një rritje në të gjitha resorët.
 
Strategjia legjislative 2012
 
Do të jetë pjesë qendrore e angazhimeve tona. Sa i përket strategjisë legjislative për vitin që vjen presim që në muajt e parë të kemi në qeveri për miratim: 

Projekt-ligjin për sponzorizime dhe donacione i cili është i gatshëm të shkojë në qeveri për miratim, që është një dokument shumë i rëndësishëm për kulturën dhe sportin;

-    Projektligji për Kulture – risi në Kosovë, por si praktikë e duhur

-    Projektligji për Muzetë

-    Ndryshim -Plotësimin e Ligjit për Kinematografi,

-    Projektligjin për Trashëgimi Kulturore, pasi ky aktual është tejkaluar, meqë është hartuar në kohën e UNMIK-ut.

-    Plotesim-Ndryshimi i Ligjit për Ansamblin Shota dhe ansamblet tjera,

-    Plotesim-Ndryshimi i Ligjit për Filharmoninë, Operen dhe Baletin e Kosoves.

-    Strategjine per zhvillimin e Kultures,

-    Strategjine per zhvillimin e Sportit,

-    Strategjine për mbrojtjen dhe promovimin e Trashegimise Kulturore.

-    Strategjinë për Trashëgiminë Urbane dhe atë për Konservim të Integruar.

-    Akte nënligjore të ligeve të caktuara – vecanërisht në fusëen e së drejtës së autorit.

Faleminderit

Prapa

KOSOVO IN UNESCO